Biografia

Cdo gje rreth Klaudia Pepa, duke filluar nga eksperienca e saj e pare si balerine, deri tek sukseset e fundit profesionale.

Klaudia Pepa lindur ne 26.10.1992 ne Tirane, Albania. Balerine profesioniste filluar baletin qe ne moshen 5 vjecare ne nje kurs kercimi modern per femije, ne grupin me te famshem ne Shqiperi Spekter.

Mori pjese ne nje program televiziv Gjeniu i vogel per kenge,balet e instrument per femije ku ne gjinine e baletit mori cmimin e pare si balerina me e mire e vitit 2004.

Me pas ndoqi shkollen profesionale kombetare te baletit klasik per tete vjete ku edhe u diplomua. Gjate periudhes se shkolles se mesme ajo u be pjese e kompanise Albi Nako Dance ku studoi stile te ndryshme kercimi si kontemporan, modern, pop, jazz, broadway, musical, latin.

Ajo ishte pjese e videoklipit te pare per balet ne Shqiperi Tango Dashurise me partnerin e saj Albi Nako.

Eksperienca e saj televizive ne Radio televizionin Kombetar KLAN te udhehequr nga koreografi Albi Nako eshte e gjate dhe ka qene pjese e programeve si soliste dhe balerine e pare ne Gjeniu I vogel, E diela Shqiptare, Kenget e shekullit nga Bota, Musiklan, Kenga Ime, Musical Chicago Roli i Catherine Zeta Jones, Musical Burlesque Roli Christina Aguilera, Cabaret Roli i Liza Minelli.

Si Prima balerine dhe koreografe ne Festivalin e muzikes se lehte dhe moderne Kenga Magjike, Miss & Mister Albania, X Factor Albania & Dance with me Albania patenta nga Endemol. Ka prezantuar programin telviziv Telebingo Shqiptare Ka bashkepunime me kengetare dhe artiste te famshem ne Shqiperi ku ka koreografuar dhe kuruar performancat e tyre.

Se fundmi mori pjese ne programin televiziv talent show ne Itali Amici di Maria De Filippi Ku doli nje nga finalistet dhe ka kercyer e performuar me kengetaret si Emma Marrone, Massimo Ranieri dhe me mbretin e muzikes boterore pop latin Ricky Martin.

Pas programit ajo fillon pune si balerine profesioniste ne Trupen e baletit te Mediaset (Canale 5) ne programin Amici di Maria De Filippi.